Israel Adesanya i papërmbajtshëm, triumfon përsëri dhe mbron titullin e kampionit në divizionin e mesëm
08/03/2020
Israel Adesanya ka mbrojtur titullin e kampionit në divizionin e mesëm në UFC 248.
Nigeriani me nënshtetësi të Zelandës së Re, Israel Adesanya ka triumfuar përballë Yoel Romero.
Meçi i zhvilluar në T-Mobile Arena në Las Vegas ka dhuruar spektakël nga dy sportistët e arteve parciale.
Në fund ka qenë Israel Adesanya që ka triumfuar edhe pse më vështirë se që është pritur.
Për Adesanyan kjo ishte fitorja e 19-të në UFC teksa nuk ka mposhtur asnjë disfatë.
Në anën tjetër kundërshtari i tij Yoel Romero pësoi humbjen e pestë teksa ka edhe 13 fitore. /Telegrafi/


