Please enter at least 3 characters.

“Isha gati të dilja në skenë, por stuhia na shkatërroi pajisjet”, Rita Ora anulon performancën në festivalin në Spanjë

Rita Ora u përball me një të papritur pak para se të ngjitej në skenë në festivalin Gozo në Spanjë, pasi kushtet e këqija atmosferike detyruan anulimin e performancës së saj.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare kishte përgatitur gjithçka për daljen para publikut dhe ishte veshur për koncertin, por stuhia e fortë dëmtoi pajisjet teknike të grupit të saj muzikor, duke e bërë të pamundur zhvillimin e shfaqjes.

Rita Ora/Insta

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rita u shpjegoi fansave situatën, duke treguar se shiu kishte dëmtuar instrumentet, kabllot dhe mikrofonat e ekipit të saj.

“Jam gati për të performuar, por fatkeqësisht pajisjet tona janë dëmtuar dhe nuk mund të dalim në skenë”, u shpreh artistja, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e fansave që prisnin koncertin.

Rita Ora premtoi se do të rikthehet së shpejti në Spanjë për të performuar dhe për t’ua shpërblyer fansave këtë anulim të papritur. /Telegrafi/