Please enter at least 3 characters.

Ish-shefi i Ferrarit, Todt: Nuk më mungon Schumacheri pasi ne i shikojmë gjithmonë garat bashkë

2022/07/Michael-Schumacher-Jean-Todt-PA-2.jpg
328:"PA PHOTOS / DPA - UK USE ONLY : German formula one pilot Michael Schumacher (L) talks to his Ferrari team captain Jean Todt after the first qualifying training on the Albert Park race track in Melbourne. Schumacher came in fourth. *..The Australian Grand Prix will kick off the formula one season on 9 March 2003 in Melbourne.
13:"DPA/PA Images

Jean Todt, ish-shefi i Ferrarit dhe një mik i madh i Michael Schumacher, thotë se e sheh shpesh shoferin e famshëm të Formula 1 dhe se ata i shikojnë garat së bashku.Deklarata vjen pas pretendimeve të Willy Weber se familja e shoferit legjendar e refuzoi atë pas një aksidenti që piloti i famshëm kishte me ski dhe i akuzoi ata se gënjejnë për shëndetin e gjermanit.

Gjithsesi, duket qartë se gjëra të tilla mbeten pjesë e privatësisë së plotë dhe se është familja ajo që zgjedh mënyrën se si do të komunikojë me median dhe publikun dhe në këtë drejtim është shprehur edhe ish-kreu i Ferrarit, i cili tregon se se shikon garat e Formula 1 me Schumacher.

"Nuk më mungon Michael, pasi e shoh gjatë gjithë kohës. Është e vërtetë që ne i shikojmë garat së bashku. Megjithatë, më mungojnë gjërat që bënim së bashku", ka thënë Todt.

Mediat evropiane kujtuan më pas deklaratën e mëparshme të Todt për mikun e tij, kur tha se ishte i magjepsur nga forca që tregoi Schumacher dhe se paratë dhe suksesi nuk e kishin ndryshuar kurrë.

Në vitin 2013, Schumacher pati një aksident të rëndë teksa bënte ski në Alpet Franceze. Ai goditi kokën në një gur dhe ra në koma. /Telegrafi/