Ish-menaxheri i shumë këngëtarëve të estradës, Drin Zatriqi zbulon shifrat që ata paguhen për një mbrëmje muzikore
Ish-menaxheri i shumë emrave të njohur në estradë, Drin Zatriqi, ka publikuar së fundmi një status në rrjetet sociale, duke kërkuar nga Qeveria e re që do të krijohet, që të merren pak edhe me tatimet e estradës.
Ai ka vënë në dukje shumat marramendëse që shumë këngëtarë të njohur fitjnë për mbrëmjet e tyre muzikore, e që shumica dyshohet se nuk i paguajnë obligimet ndaj shtetit.
Ndër të tjerash, Zatriqi cek se e udhës do të ishte që këngëtarët që refuzojnë të paguajnë tatim, t'i dënojnë me forma të llojllojshme si konfiskim të pasurisë apo ndalesa në pika kufitare.
Ky është postimi i tij i plotë:"Me qeverine e re duhet te rregullohet edhe tatimi i estrades, tashme industria e muzikes eshte milioneshe, dhe cmimet nga 100 deri ne 10.000 e 15.000 euro e me shume per koncert duhet te paguajne tatime, ne te kunderten duhet te denohen me denime te majme, dhe konfiskim te pasaportave , nese ju ikin atyre si deri me tani!Si neper klube te nates poashtu edhe ne darsma dhe cdo paraqitje tjeter me pagese!Cmimet per disa artiste per koncert:Tayna 8.000 - 12.000 euroLedri Vula 8.000- 10.000 euroCapital T 6.000 - 8.000 euroGhetto Geasy 6.000 - 8.000 euroButrint Imeri - 6.000 - 7.000 euroDhurata Dora 6.000-7.000 euroNoizy 6.000 - 8.000 euroDafina Zeqiri 4.000 - 6.000 euroMeda: 6.000 - 7.000 euroLabi - 5.000 euroSinani - 5.000 euroDani - 5.000 euroFero 3.000 - 4.000 euroRina 3.000 - 4.000 euroGjiko 3.000 - 4.000 euroMesatarisht artistet me te paguar fitojne mbi 500.000 euro ne vit !Numri i koncerteve nxirret lehte pasi qe flyerat publikohen edhe nga klubet por edhe nga vet artistet, kurse neper darsma duhet metode tjeter me i identifiku performancat...Sqarim: cmimet jane edhe me te larta tek disa prej artisteve, mirepo per hire te korrektesise mos me i hy ne hak askujt i kom pasqyru me mesatare!", ka shkruar Drin Zatriqi në Facebook. /Telegrafi/


