Please enter at least 3 characters.

Ish-lojtari i Liverpoolit, Barnes: Formacioni më i fortë i Reds është pa Shaqirin

2018/12/Xherdan-Shaqiri-Reds.jpg
348:"LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 22: Xherdan Shaqiri of Liverpool celebrates after he provides the assist for Liverpool's first goal, an own goal by Wesley Hoedt of Southampton during the Premier League match between Liverpool FC and Southampton FC at Anfield on September 22, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

John Barnes ka insistuar se formacioni më i fortë i Liverpoolit është pa yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri, pjesë e tij.

Shaqiri ka pasur ndikim të madh te Liverpooli, pasi ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 18 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat, ku shumica e tyre kanë ardhur si rezervistë.

Por, sipas ish-mesfushorit të Liverpoolit, Barnes, Shaqiri nuk duhet të jetë në formacionin më të mirë të ekipit, vetëm nëse Reds luajnë ndaj ndonjë kundërshtari më të dobët.

"Ai është duke kërkuar të jetë titullar, por nëse ju shikoni në ekipin më të mirë të Liverpoolit, ai ndoshta nuk do të jetë në 11-she", ka thënë fillimisht Barnes për BonusCodeBets.co.uk.

"Kur luani kundër të ashtuquajturave skuadra të vogla, ai mund të luajë me dy mesfushorë dhe Shaqirin para tyre në treshen pas sulmuesit".

"Mane, Salah, Firmino - ai nuk mund ta largojë asnjërin prej tyre nga formacioni, por te treshja Fabinho, Milner, Henderson - Shaqiri mund të futet në njërën nga këto tri pozicione në mesfushë".

Shaqiri po shkëlqen me Liverpoolin (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

"Ai madje mund të jetë njëri prej atyre tre sulmuesve nëse luan kundër të ashtuquajturave kundërshtar më të dobët".

"Por, nëse duhet të zgjedhësh 11-shen më të mirë, ai do të jetë ishte vetëm në treshen pas sulmuesit dhe një mesfushë të fortë".

"Ai duhet ta pranojë atë, ai është pjesë e një skuadre", përfundoi ish-ylli i Reds. /Telegrafi/