Please enter at least 3 characters.

Ish-inspektori i AKI-së: Mungesa e sigurisë publike po kërcënon jetën e qytetarëve

2023/08/Burim-Ramadani-raporton-ne-Komisionin-per-Mbikeqyrjen-e-AKI-se-foto-Ridvan-Slivova-6-e1722689143558.jpg

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka thënë se është shqetësuese mungesa e sigurisë publike.

Ramadani në një postim në Facebook, ka shkruar se siguria publike është më e keqe sot dhe se kohëve të fundit është rritur dukshëm ndjenja e pasigurisë tek qytetarët.

“Shqetësuese mungesa e sigurisë publike. Qytetarët e Kosovës po përballen me dobësim të dukshëm të sigurisë publike.

Qytetari është më i pambrojtur sot! Siguria Publike është më e keqe sot! Lajmet nga anekënd Kosovës janë të mbushura me raste dhune, sikurse ishin edhe lajmet e mëngjesit sot.

Krimi që ka arritur shkallë të lartë në kohët e fundit patjetër se rrit dukshëm ndjenjën e pasigurisë së qytetarëve”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka shtuar se  siguria publike është kusht i domosdoshëm për jetën më të mirë dhe më të sigurt të qytetarëve. /Telegrafi/