Please enter at least 3 characters.

Ish-bateristi i “Guns N’ Roses” e ka therur veten aksidentalisht

2019/06/StevenAdler-2-e1561816988703.jpg
217:"HOLLYWOOD, CA - SEPTEMBER 25: Steven Adler arrives at the screening of Anchor Bay Films' "Nothing Left To Fear" at ArcLight Cinemas on September 25, 2013 in Hollywood, California. (Photo by Valerie Macon/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-bateristi i “Guns N’ Roses”, Steven Adler, e ka therur veten aksidentalisht, është thënë në një njoftim pasi rokeri ishte dërguar në spital për mjekimin e plagëve në stomak.

Policia ishte thirrur në shtëpinë e 54-vjeçarit në Los Angeles të enjten, me dyshimin se dikush e kishte therur veten – ka bërë të ditur TMZ.

Steven Adler dhe Slash (Foto: Valerie Macon/Getty Images/Guliver)

Adler është dërguar me urgjencë në spital, ku është trajtuar për plagë jo të rrezikshme për jetën, ndërsa tash zëdhënësi i tij ka folur rreth ngjarjes.

Ai citohet të ketë thënë se therja me thikë ka qenë aksidentale dhe se Steven nuk ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

Zëdhënësi ka thënë se plagët janë shumë të vogla dhe sipërfaqësore, ndërsa nuk ka dhënë detaje se si ka ndodhur lëndimi. /Telegrafi/