Isa Mustafa e quan Albin Kurtin - gomar!
27/08/2015
Kurti, në reagimin e vet kishte thënë se Isa Mustafa, po të kishte shtet ligjor, do të duhej të ishte në burg ndërsa kishte përmendur edhe “Zajednicën” (Asociacionin e Komunave serbe) të cilën - sipas Kurti - e ka mundësuar “Zajednica (bashkimi) i vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës”.
Isa Mustafa, pa ia përmendur emrin, Albin Kurtin e ka quajtur “gomar të Zajednicës”.
“A e di kush cka ka ky gomari i Zajednices me djemt e mij??? Te drejtohet kah une Ukshi se e ka humbur rrugen” (sic.), ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/


