Please enter at least 3 characters.

IPKO ndihmon fëmijët e semurë

2016/01/f.0530031841482_m.jpg

Janë qindra fëmije me sëmundje te ndryshme të rënda të cilat nuk mund të shërohen në Kosovë, që janë të evidentuar në listat e pritjes për shërim nga organizata joqeveritare TGF.

Të gjithë konsumatorët e operatorit të telefonisë mobile IPKO, që ndjejnë që mund të ndihmojnë në shërimin e këtyre fëmijëve duhet të dërgojnë SMS në numrin 5050, me fjalën “ndihmoj”, dhe ngarkohen me 50 centë, për çdo SMS të dërguar në këtë numër.

Mjetet e grumbulluara i shkojnë OJQ-së “Ti Gëzojmë Fëmijët”, e cila i mban të gjitha të drejtat për përzgjedhjen dhe dërgimin e fëmijëve për shërim jashtë vendit.

Kompania telekomunikuese IPKO është mbështetësi kryesor i fushatës humanitare, ku përveç përkrahjes direkte financiare, IPKO gjithashtu mbulon të gjitha shpenzimet e fushatës humanitare.

Pjesë e fushatës do të jetë edhe aktori i mirënjohur kosovar, Luan Jaha, i cili është ambasador i fëmijëve që kërkojnë shërim të menjëhershëm jashtë shtetit.

Fushata mediale përfshin promovimin në televizion, gazetë, portale informative online, billborde, ndërsa për këtë fushatë do të xhirohet edhe një video-klip muzikor, ku fushatës do ti bashkëngjiten fëmijë nga OJQ “TGF” dhe fytyra të mirënjohura publike. /Telegrafi/