Please enter at least 3 characters.

Inxhineri australian kap momentin magjik të Aurorave në Antarktik

2020/10/34122730-8817083-The_video_showed_incredible_bursts_of_green_in_the_sky_above_Bur-a-39_1602127510979-e1602316630613.jpg

Një video mahnitëse kapi momentin magjik të Aurorave që përshkuan qiellin në Antarktik.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, pamjet e mrekullueshme u xhiruan nga një inxhinier australian i cili udhëtoi për në kontinentin jugor para se bota të bllokohej gjatë pandemisë.

Dukuria natyrore e cila shkaktohet nga 'shqetësimet' në magnetosferë prej erërave diellore, reflekton me shpërthime shumëngjyrëshe.

Dritat e Jugut – të njohura gjithashtu edhe si “Aurora Australis”, mund të shihen gjithashtu nga Tasmania, Point Lonsdale, në Victoria si dhe në Zelandën e Re. /Telegrafi/