Please enter at least 3 characters.

Interi së shpejti me dy blerje

2016/08/CpmY3uhW8AEYc-i.jpg

"Thohir, dy blerje për Interin e De Boer", ishte ky titulli hapës nga ‘Corriere della Sera’ për tregun e transferim të Interit.

Presidenti i Interit tashmë e ka pranuar se nuk është mbyllur merkato e Nerazzurrëve dhe sipas burimeve të gazetës italiane, së shpeti klubi nga Milano do të zyrtarizon dy lojtarë.

Në mesfushë i pari mund të jetë Joao Mario i Sporting Lisbonës. Por, nuk përjashtohet edhe mundësia e Lorenzo Insignes nga Napolit.

Ndërsa për blerjen tjetër ende nuk janë dhënë informacionet e para, por besohet se është një mburojës. /Telegrafi/