Please enter at least 3 characters.

Interi po punon në transferimin e Bremer

2022/03/bremer-1.jpg

Interi është duke insistuar në transferimin e Gleison Bremer në këtë afat kalimtar të kësaj vere.

Nerazzurët ka kohë që e kanë shënjestëruar lojtarin dhe duan që sa më parë të arrijnë marrëveshje me lojtarin.

Mbrojtësi është i gatshëm që të transferohet te Interi, mirëpo ende nuk ka marrëveshje mes Interit dhe Torinos.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, kampioni i Serie A-së e kanë bërë prioritet transferimin e tij.

Bisedimet mes të dyja klubeve janë vendosur qysh nga janarit dhe Bremer i prinë listës së dëshirave të Interit.

Mbrojtësi brazilian është duke kaluar nëpër një formë të lartë në këtë edicion dhe klubi nga Milano i do shërbimet e tij. /Telegrafi/