Interi merr një fitore komode në shtëpi ndaj Parmas
06/12/2024
Interi ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Parmas në shtëpi në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit italian. Rasti i parë serioz për vendasit erdhi në minutën e17-të kur Denzel Dumfries humbi një mundësi të mirë duke goditur shtyllën.Golin e avantazhit Interi e shënoi në minutën e 40-të përmes Federico Dimarcos i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Henrikh Mkhitaryan.Me të filluar pjesa e dytë ‘Nerazzurrët’ e gjetën edhe golin e dytë kësaj radhe me Nicolo Barellan i cili në minutën e 56-të shënoi për 2-0.
Standings provided by Sofascore


