Interi me fanellë të veçantë në ndeshjen derbi ndaj Milanit
Inter do ta veshë një fanellë të veçantë për të festuar 20-vjetorin e bashkëpunimit me Nike për ndeshjen ndaj Milan që zhvillohet në muajin e ardhshëm.
“Inter x Nike 20th Anniversary Kit” ka bashkuar 10 fanellat legjendare të klubit dhe do të vishet në ‘Derby della Madonnina’ që zhvillohet më 17 mars.
“Sfida ishte të bashkonim vijat në mënyrë që të shkonin sa më shumë me njëra-tjetrën dhe do të jetë diçka e bukur të shohim lojtarët ta veshin në një ndeshje kaq të rëndësishme”.
“Është një fanellë që të ringjall kujtime. Çdo vijë do t’ua kujtojë tifozëve lojtarin e preferuar të asaj kohe, sezone të rëndësishme dhe ndeshje të bukura”.
“Jemi krenarë me bashkëpunimin 20-vjeçar me Inter dhe kjo është një mënyrë me bukur për ta treguar”, ka deklaruar Hoppins.
Dizajnet që janë përzgjedhur dhe do të jenë në fanellë para janë: sezoni i parë i Inter me Niken, fanella e 100-vjetorit të klubit, sezoni i fundit i Javier Zanettit dhe rikthimi në Ligën e Kamapionëv.
Dizajni nga mbrapa do ta ketë fanellën e sezonit më legjendar të klubit kur fitoi tre trofe brenda një viti dhe disa dizajne nga e shkuara. /Telegrafi/


