Please enter at least 3 characters.

Interi dhe Milani arrijnë marrëveshje për stadiumin

2018/11/San-Siro.jpg
235:"MILAN, ITALY - OCTOBER 25: A general view of the stadium before the UEFA Europa League Group F match between AC Milan and Real Betis at Stadio Giuseppe Meazza on October 25, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi dhe Milani kanë rënë dakord për një marrëveshje për të punuar në rinovimin e stadiumit San Siro.

Stadiumi është marrë me qira nga të dy klubet milaneze tash e sa vite dhe aty i zhvillojnë ndeshjet si vendas të dyja.

Por, sikurse Interi, ashtu edhe Milani janë të prirur për të marrë një kontratë të përbashkët dhe të zotërojnë në mënyrë efektive arenën gjigante.

Ndërkohë, megjithëse ka disa përmirësime të nevojshme, tani pritet se do të vijnë edhe rinovimet finale.

Sipas mediumit ANSA, rivalët e qytetit kanë rënë dakord për një plan për të përmirësuar apo rinovuar stadiumin Giuseppe Meazza.

San Siro pritet të rinovohet nga dy skuadrat (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Faza e parë e planifikimit thuhet se duhet të përfundojë deri në fund të vitit.

Fillimi i punës për rinovimin e stadiumit mitik mendohet se do të bëhen në vitin 2019. /Telegrafi/