Interi dhe Atalanta barazojnë në dramën me katër gola në “San Siro”
Interi dhe Atalanta kanë barazuar në xhiron e gjashtë të Serie A me rezultat 2-2.
Një ndeshje shumë e bukur nga të dy skuadrat që prodhuan futboll të bukur dhe raste shumë.
Interi e nisi shumë mirë takimin, duke arritur të shënojë që në minutën e 5-të, kur Nico Baerlla asistoi bukur te Lautaro Martinez i cili me një goditje magjike shënoi për 1-0.
https://twitter.com/ronaldmorgan_/status/1441797362402439168
Por Atalanta nuk u dorëzua, duke arritur të shënojë në minutën e 30-të me Ruslan Malinovskyn, i cili me një goditje të forta nga jashtë zonës gjen këndin e Samir Handanovic (1-1).
https://twitter.com/xcalteck10/status/1441803606886211603
Momentet e fundit të pjesës së parë i takuan Atalantas, ku edhe gjetën golin e epërsisë me Rafael Toloin në minutën e 29-të.
Edhe pjesa e dytë i takoi Atalantas, me raste, por që Jose Palomino dhe Ruslan Malinovsky nuk shënuan.
Në minutën e 72-të, Interi gjeti golin e barazimit, ku Nico Barela asistoi te Edin Dzeko i cili shënoi për 2-2.
Interi mund të fitonte ndeshjen, por në minutën e 85-të, Di Marco nuk ishte i saktë nga pika e bardhë, duke qëlluar traversën.
Atalanta shënoi me Roberto Piccolin, por topi kishte kaluar vijën në fillim të aksionit dhe pas shikimit në VAR u anulua.
Në fund të dy skuadra u desh të kënaqen me nga një pikë.
Interi me këtë barazim është në vendin e tretë me 14 pikë, ndërsa bergamasit janë në vendin e pestë me tri pikë më pak. /Telegrafi/


