Please enter at least 3 characters.

Interi bën gati një ofertë të lartë për Gosens

2021/09/gosens.jpg

Klubi italian, Interi thuhet se po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e mbrojtësit gjerman të Atalantas, Robin Gosens.

Gosens është njëri nga lojtarët kryesor të Atalantas në vitet e fundit dhe paraqitjet e tij të mira vazhdimisht kanë tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha.

Njëri nga këto klube padyshim se është Interi, me kampionin e Serie A që e do lojtarin për sezonin e ardhshme.

Sipas mediumit Calciomercato, Interi po përgatit një ofertë të re për yllin e Atalantas, Gosens.

Atalanta ka vendosur një klauzolë gjatë zgjatjes së kontratës së tij deri në vitin 2024, duke i vendosur ata në një pozitë të fuqishme kur bëhet fjalë për negociatat me klubet që duan reprezentuesin gjerman.

Klubi nga Bergamo kërkon të paktën 30 milionë euro për Gosens, i cili tërhoqi vëmendjen e disa ekipeve kryesore me paraqitjet e tij në Euro 2020. /Telegrafi/