Please enter at least 3 characters.

Infeksioni misterioz që është rezistues ndaj mjekimit

2019/04/Mikro.jpg
916:"380024 06: A close up of a microscope slide taken at the Reproductive Genetics Institute''s Chicago laboratory shows a similar controversal procedure conducted recently by the Reproductive Genetics Institute in Chicago. A team of research doctors recently transplanted stem cells taken from the umbilical cord of a baby boy whose embryo was chosen specifically to save his six year old sister who suffers from Franconi''s anemia, an inherited disorder that causes a massive failure of bone marrow cell production and which is usually fatal. The sister, Molly Nash, is recovering from the $100,000 procedure at a Minneapolis hospital. Critics of the procedure warn that the practice of cell transplantation raises ethical issues and that "creation for donation" might one day lead to "designing your descendants" for pre-screened traits such as eye color, strong limbs or intelligence. (Photo by Tim Boyle/Newsmakers)
12:"Getty Images

Mikroorganizmat e rinj po krijojnë mbrojtje ndaj mjekimeve moderne dhe po përbëjnë një kërcënim madhor për epidemi në të gjitha popullatat.

Një lloj myku i tillë është edhe Candida Auris që edhe pas një dekade vijon të marrë jetën e të moshuarve dhe foshnjave me sisteme imunitare të dobëta. Rezistenca e këtyre baktereve mendohet se është rritur nga mbipërdorimi i antibiotikëve nga pacientët.

Shtete të ndryshme të botës po kërcënohen nga përhapja e një supermikrobi rezistent ndaj antibiotikëve, i cili shkakton vdekjen brenda 90 ditëve dhe që deri më tani ka infektuar rreth 3.400 pacientë.

Mikrobi i njohur si Candida Auris, i identifikuar fillimisht në vitin 2009 në Japoni te një grua 70-vjeçare, u izolua në qytetin e Neë Yorkut majin e kaluar, kur një pacient në moshë të thyer u paraqit për një ndërhyrje kirurgjikale në stomak.

(Foto: Dan Kitwood/Getty Images/Cancer Research UK/Guliver)

Analizat e ndryshme treguan se gjaku i tij ishte infektuar nga kjo kandidë dhe pavarësisht kujdesit mjekësor, pacienti ndërroi jetë pas tre muajsh, transmeton KP.

Ajo çfarë ngjalli habi te doktorët ishte se edhe pas vdekjes së tij, në dhomën e pacientit çdo objekt i mundshëm ishte infektuar nga mikroorganizmat e dëmshëm duke nisur nga pajisjet elektronike deri te muret dhe dritaret.

Për të asgjësuar sipërfaqen e mykur, spitalit madje iu desh të përdorte aparatura të veçanta për të shkulur një pjesë të tavanit dhe dyshemesë.

Raste të pacientëve të infektuar me Candida Auris janë raportuar edhe në shtetet, si Venezuela, Spanja, Britania e Madhe, India dhe Afrika e Jugut. Në 98 për qind të rasteve, mikrobi ka shfaqur imunitet ndaj medikamenteve që përdoret për trajtimin e infeksioneve mikotike që mendohet të jetë pasojë e përdorimit të pakontrolluar të antibiotikëve nga ana e pacientëve.

Infeksioni shumë i vështirë për t'u kuruar prek më së shumti personat me sisteme imunitare të dobëta, siç janë foshnjat apo të moshuarit.