Please enter at least 3 characters.

India raporton më shumë se 83 mijë raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve

2020/09/f0c0a921-fa4f-4dc0-b08f-ed4d69ebdb2c.jpg
533:"A Central Industrial Security Force (CISF) personnel wearing Personal Protective Equipment (PPE) stand guards during a media preview as the Delhi Metro network prepares to resume services partially after more than 5 months shut down due to the Covid-19 coronavirus pandemic, at Rajeev Chowk metro station in New Delhi on September 3, 2020. - Delhi Metro Rail Corporation (DMRC) announced will resume operations services on the Yellow Line from September 7. (Photo by Prakash SINGH / AFP) (Photo by PRAKASH SINGH/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

India ka raportuar sot për 83 mijë e 337 raste të reja me COVID-19, rritja më e lartë ditore e njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Universiteti i Johns Hopkins, më parë raportoi se India regjistroi 85 mijë e 687 raste të reja më 27 gusht, dhe mospërputhja midis shifrave mbetet e paqartë, shkruan CNN, transmeton Telegrafi.

Qeveria indiane thotë se rastet e 27 gushtit ishin 77 mijë 266 dhe kjo është hera e parë që ajo regjistron një total më të madh se 80 mijë raste brenda 24 orëve.

Ministria Indiane e Shëndetësisë shkroi të enjten në Twitter se pa "një rritje të paparë të testimit", duke shtuar se më shumë se 1,170,000 teste ishin bërë në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuara në Indi qëndron në 3 milion e 853 mijë e 406, duke përfshirë të paktën 67 mijë e 376 vdekje.

Vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Brazili kanë regjistruar më shumë raste dhe vdekje sesa India. /Telegrafi/