Please enter at least 3 characters.

Inaugurohet rruga “Ibrahim Rugova” në Shkup, Osmani: Çairi do të jetë përjetë i nderuar

2023/04/343469234_3582918151991578_2364075642252089249_n.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu sot bashkë me bijën e ish presidentit historik, Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, përuruan rrugën “Ibrahim Rugova” në Çair të Shkupit.

Bëhet fjalë për rrugën ku gjendet ambasada e Shqipërisë, respektivisht në ish-rrugën “Sllavej Planina” në komunën e Çairit. Presidentja e Kosovës tha se emërimi i kësaj rruge është pasqyrë e kulturës dhe identitetit kombëtar.

“Çairi do të jetë përjetë i nderuar, që po e përjetëson emrin e presidentit Rugova në këtë rrugë dhe padyshim se kjo tabelë me këtë emër është udhërrëfyese jo vetëm e rrugës, por edhe e veprës së presidenti Rugova. Ju vërtetë e keni hijeshuar komunën tuaj sepse emrat e rrugëve janë pasqyrë e historisë, kulturës dhe e identitetit tonë kombëtarë”, tha Osmani.