Imazhi i OnePlus 7 zbulon telefonin e ardhshëm me kamerën 'pop-up' (FOTO)
05/03/2019
Sipas imazheve të sapo-zbuluara të OnePlus 7 të publikuara në Weibo, kompania duket se do të vendosë kamerën selfie në një mekanizëm ‘pop-up’ që ngrihet nga pjesa e sipërme e majtë e ekranit.Kjo lejon që ekrani OLED të shfaqet në çdo skaj të telefonit inteligjent pa një ndërprerje të vetme - ndryshe nga prerja e kamerave të përdorura në të gjitha ekranet e telefonave si Honor View 20 dhe Samsung Galaxy S10.


