Please enter at least 3 characters.

Ilir Deda nuk e përjashton largimin nga Alternativa (Video)

2018/03/ilir-deda-telegrafi1-780x439.jpg

Deputeti i Alternativa-s, Ilir Deda në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur edhe për të ardhmen e tij politike.

Deda ka thënë se strukturat e Alternativës janë takuar këto ditët e fundit dhe së shpejti do të njoftojnë opinionin për vendimet e marra.

“Kemi pasur një takim të gjatë javën e kaluar dhe në momentin që ka diçka bashkë me Mimozën do ta bëjmë publike”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pyetur nëse do të largohet nga Alternativa dhe do t’i bashkohet ndonjërës nga partive aktuale ekzistuese, Deda nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

“Është spekuluar shumë se jam afruar shumë me PSD-në. Me LDK-në kam afërsi politike dhe nuk ka nevojë mu spekulu...Kur të vijë momenti do të dalim para opinionit publik dhe do t’u komunikojmë vendimet e marra”, tha ndër të tjera Ilir Deda./Telegrafi/