Idrizi pret në takim delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, diskutojnë rreth mundësive për bashkëpunim
10/04/2025
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar.
Ky delegcion ishte i udhëhequr nga deputeti Alex Sobel dhe anëtarja e “City Leaders”, Cllr Helen Hayden, shkruan Telegrafi.
Idrizi ka thënë se kanë diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim mes dy vendeve.
“Gjatë takimit diskutuam mbi situatën aktuale në Kosovë, mundësitë për bashkëpunim dhe i njoftuam për mundësitë që ofron Komuna e Vushtrrisë për investime”, ka thënë Idrizi.
Ai e ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë vizitë dhe përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar.
“Kosova do të jetë gjithmonë falënderuese për ndihmën dhe qëndrimet e palëkundura të miqve tanë britanikë”, është shprehur kryetari i Komunës së Vushtrrisë. /Telegrafi/


