Please enter at least 3 characters.

Ideal për qenin apo macen tuaj – pajisje Tesla Smart me pajisje të sofistikuar për ujë të pastër

2021/11/tesla-2.jpg

Nëse mbani qen apo mace në shtëpinë tuaj, sigurisht se e doni kafshën tuaj shtëpiake me tërë qenien dhe siguroheni ta ushqeni mirë e t’i jepni ujë të pastër.

Por, këtë proces të jepjes së ujit për kafshën tuaj shtëpiake tani po jua lehtojmë e po jua lirojmë!

Telegrafi Deals ju sjell me zbritje prej 29% ku për vetëm 39.50 EURO mund ta blini pajisjen e sofistikuar Tesla Smart Pet Fountain.

Kjo pajisje ka një rezervuar që mban deri në 2.5 litra ujë dhe është sasi e mjaftueshme për t’i mbajtur kafshët shtëpiake të hidratuara për disa ditë.

E veçanta e kësaj pajisje është sistemi tejet i sofistikuar i filtrimit që e mban ujin e pastër, të freskët dhe të sigurt.

Sistemi përmban rrëshirë, karbon aktiv dhe filtër pambuku organik për ta hequr klorin e mbetur dhe jonet e metaleve të rënda.

Kësisoj, kafsha juaj shtëpiake tërë kohën konsumon ujë të pastër.

Veç kësaj, Tesla Smart Pet Fountain lidhet me WiFi përmes aplikacionit Tesla Smart për Android dhe iOS.