Please enter at least 3 characters.

Icardi: Presioni është mbi Romën

2016/03/MauroIcardi-lendim.jpg

Mauro Icardi është i sigurt se Roma do të ketë tepër presion pasi Interi mposhti Napolin në Giuseppe Meazza.
“Nuk e di nëse ishte performanca më e mirë e sezonit, por ky është ekip që gjithmonë lufton shumë. Në janar na shkoi pak keq, por Interi dëshmoi se është ekip i madh me këtë fitore”.

“Mendoj se gjithnjë luajtëm me intensitet. Në ndeshje tjera na mungoi intensiteti dhe rrezikonim fitoret”.

“Ne do të kujdesemi më shumë për veten dhe ekipin”, u shpreh Icardi. /Telegrafi/