Please enter at least 3 characters.

Icardi në histori të Interit: Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë moment

2017/12/Maruo-Icardi-vs-Chievo-1.jpg
271:"MILAN, ITALY - DECEMBER 03: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale Milano celebrates his goal during the Serie A match between FC Internazionale and AC Chievo Verona at Stadio Giuseppe Meazza on December 3, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mauro Icardi nuk ka fjalë për të përshkruar momentin që po kalon te Interi, kjo pasi u bë golashënuesi i dhjetë në histori të klubit zikaltër.

Argjentinasi shënoi një gola në fitoren ndaj Chievos dhe kështu vazhdoi me paraqitjet e mira.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë moment", shkroi Icardi në Instagram.

“Është një moment i bukur që tregon punën dhe sakrificën e madhe gjatë këtyre viteve te Interit. Sot, është sezoni i pestë në Milano, kam hyrë në histori të ktij klubi, në listën e 10 golashënuesve më të mirë".

“Ju faleminderit për përkrahjen që më jepni çdo ditë", e përmbylli argjentinasi postimin.

Icardi është lojtari i tretë në histori të Interit që ka shënuar së paku 15 gola në Serie A për katër sezone radhazi. Dy të tjerët janë Giuseppe Meazza (1930-36) dhe Stefano Nyers (1949-53).

Ndërsa, për Interin ka arritur të futet në top dhjetëshe. /Telegrafi/