Icardi kalon Interin në epërsi ndaj Cagliarit (Video)
25/11/2017
Interi ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Cagliari.
Është ylli i skuadrës, argjentinasi Mauro Icardi, i cili ka shënuar nga afërsia për epërsinë 1-0.
Goli i sulmuesit argjentinas ka ardhur në minutën e 29-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas asistimit të kroatit Ivan Perisic.
Ndryshe, ky ishte goli numër 14 i Icardit këtë sezon, ndërsa për Perisicin asistimi i gjashtë. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6akgm3


