Please enter at least 3 characters.

Ibrahim Tatlises paraqitet publikisht pas një kohe të gjatë shkaku i Erdoganit (Video)

2017/01/tatlises-erdogan.jpg

Ibrahim Tatlises ka kohë që nuk është shfaqur në publik.

E gjithë kjo pasi që këngëtari është duke e marrë veten pas të tentim vrasjes që iu bë vite më parë, ku Tatlises ishte edhe një gjendje koma për rreth 5-6 muaj.

Por, së fundi është shfaqur në rrjetet sociale për të mbështetur referendumin e thirrur prej presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ky i fundit dëshiron të merr mbështetjen e popullit që të zgjerojë kompetencat presidenciale, të cilat i ka propozuar parlamenti turk, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Tatlises ka paralajmëruar se do t’i kthehet edhe skenave koncertale, megjithëse është vështirë e besueshme pasi që ka humbur një pjesë të aftësisë së të folurit pasi plagosjes në kokë me armë. /Telegrafi/