Please enter at least 3 characters.

Ia theu pasqyrën e veturës, britaniku e godet shuplaka - kafshon dhe e shqelmon adoleshentin  

Ky është momenti shokues kur një baba i nervozuar në Britani të Madhe bërtet “dëshiron ende”, derisa e godet me shuplaka dhe shqelmon një adoleshente para një shkolle në Huddersfield.

Mohammed Liaquat, 43-vjeç, doli me shpejtësi nga vetura e tij Audi për t’u konfrontuar me një grup nxënësish, pasi një prej tyre ia kishte ther pasqyrën anësorë, u tha në procesin gjyqësor.

Ai kishte filluar t’i bërtet njërit prej adoleshentëve dhe e kishte kapur për rroba – duke iu vërsulur një tjetri që tentoi ta ndihmojë mikun.

Liaquat e kishte pyetur më pas “dëshiron akoma” dhe kishte filluar ta godet në fytyrë, transmeton Telegrafi.

Pasi e goditi disa herë në fytyrë, adoleshenti arrin ta kap për këmbë Liaquat dhe ta rrëzojë në tokë – duke u orvatur dyshja për pak sekonda.

43-vjeç, inxhinier me profesion, kafshoi të riun – duke pretenduar se veproi në vetëmbrojtje.

Megjithatë, ai u dënuar me 825 funte dhe është urdhëruar të paguaj 665 funte tjera për shkak të lëndimit fizik.

Gjithashtu është urdhëruar që të mos i afrohet të riut në asnjë mënyrë. /Telegrafi/