Please enter at least 3 characters.

Ia ofroi 20 euro ryshfet policit, arrestohet shtetasi i Kosovës në Vërmicë

2024/08/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti i ka ofruar 20 euro ryshfet zyrtarit policor.

Rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar 20 euro zyrtarit policor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/