Ia grabisin kasafortën në vendin e punës, Policia heton rastin në Prishtinë
23/04/2025
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se është grabitur në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë, të martën në ora 04:13.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se për deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, katër persona të maskuar i kishin grabitur një kasafortë të kompanisë dhe më pas ishin larguar”, thuhet në raport.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/


