Please enter at least 3 characters.

I vetmi Bugatti Veyron nga edicioni Tiffany, kërkon një pronar (shumë) të pasur (Foto)

2017/04/I-vetmi-Bugatti-Veyron-nga-edicioni-Tiffany-kerkon-pronarin-e-pasur-foto.jpg

Prodhuesi francez Bugatti, ka bërë të ditur se do të vë në shitje të vetmen njësi nga Tiffany Edition, që e ka dizajnuar në bashkëpunim me krijuesin e famshëm të bizhuterive.

Modeli që i përket serisë Veyron, nuk e ka ende asnjë kilometër të kaluar dhe shumicën e pjesëve i ka të mbuluara me qese, transmeton Telegrafi.

Nuk bëhet i ditur se sa kushton, por - duke e ditur se i përket edicionit të limituar dhe se secili Bugatti kushton rreth tre milionë dollarë -ky model me njëmijë kuajfuqi që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2.5-sekonda, pritet të ketë çmim shumë të lartë. /Telegrafi/