Please enter at least 3 characters.

I ulur në karrige me rrota, prifti pedofil do të vuajë 20 vjet burg

2018/10/4e9a936c-3afc-4086-8a70-6c90a6907986-large16x9_brown.jpg
15:"Robert Catanese

Njëzet vite burg ka dhënë gjykata për një ish-prift katolik në Karolinën e Jugut.

Ai është shpallur fajtor për përdhunimin e djemve nga një shkollë e mesme, para katër dekadash.

Wayland Yoder Brown, 76 vjeç doli në gjyq i ulur në karrige me rrota dhe u deklarua fajtor për nëntë akuza për sjellje seksuale kriminale me të mitur.

Të pranishëm në seancën gjyqësore ku u dha vendimi ishin edhe dy viktima të identifikuar si Allan Ranta dhe Chris Templeton, të cilën deklaruan se sa e vuajnë abuzimin edhe në jetën e përditshme.

Që nga viti 1978 deri në vitin 1988, ai i mori djemtë nga Shkolla Katolike dhe i përdhunonte në një stacion të braktisur treni, përcjell javanews.al.

Një prej viktimave ishte 11 vjeç, ndërsa dy djemtë e tjerë ishin më të vegjël se 14 vjeç.