Please enter at least 3 characters.

I shqiptuan tiketë për mosrespektim të orës policore, llapjani kanos policin

2021/04/Policia-Gjobite-qytetaret-nuk-respektuan-masat-kunder-COVID-19-foto-Ridvan-Slivova-1-e1621324086459.jpg

Një person është arrestuar mbrëmë në Podujevë, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një tikete për mosrespektim të orës policore, ishte revoltuar dhe ka kanosur zyrtarin policor.

“Gjatë transportimit me veturë zyrtare i dyshuari ka vazhduar ti kanos zyrtarët policorë dhe me këmbë e ka goditur dhe e ka dëmtuar derën e veturës së policisë”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/