I shpërthen dinamiti gjatë peshkimit, humb jetën 65-vjeçari në Himarë
30/07/2026
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse të llojit dinamit.
Sipas të dhënave paraprake, 65-vjeçari dyshohet se po peshkonte duke përdorur një lëndë artizanale plasëse, e cila i ka shpërthyer në dorë, shkruan euronews.al.
Si pasojë e shpërthimit, ai ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë. Pavarësisht ndërhyrjes dhe transportimit drejt spitalit, 65-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


