Please enter at least 3 characters.

I pandalshmi Berisha, gol dhe asistim gjatë pjesës së parë (Video)

2017/03/r0_0_5036_3100_w1200_h678_fmax.jpg

Besart Berisha nuk di të ndalet duke shënuar gola.

Sulmuesi kosovar ka startuar edhe në një ndeshje për skuadrën e tij Melbourgne Victory në takim ndaj Perth Glory.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi, mirëpo rezultati u barazua falë Besart Berishës që shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 23-të.

Ndërkohë kur skuadrat po bëheshin gati të shkonin në pushim, prishtinasi asistoi për golin e dytë 2-1.

Goli ndaj Perth Glory ishte i 18-ti për Berishën në elitën e futbollit australian. /Telegrafi/