I PADJALLËZUAR
20/09/2021
Poezi nga: Karmelo C. IribarrenPërktheu: Maksim Rakipaj
Kujtova se
si deti një natë vere,
buzëqeshja jote
më grishi të zhytesha
(vetëm mua)
në ujrat e tua
të thella.
Por doli hëna
dhe plazhin pashë plot
me notarë të lodhur.


