I moshuari rrëmben vëmendjen me kërcimin e tij në koncertin e Dua Lipës në New York
Një burrë i moshuar ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë koncertit të Dua Lipës në New York.
Ai bëri përshtypje me kërcimin e tij energjik dhe të pa kursyer gjatë performancës së artistes shqiptare në arenën legjendare Madison Square Garden.
Ndërsa Dua po këndonte këngën “Illusion,” ai nuk mund t’i rezistonte ritmit dhe u përfshi plotësisht në vallëzimin e muzikës, duke krijuar një moment të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit.
Videoja që kap momentin është publikuar nga një faqe fansash e dedikuar për Dua Lipën në Instagram.
Dua Lipa aktualisht ndodhet në New York, ku ka planifikuar katër net koncertesh të rezervuara për turneun e saj “Radical Optimism,” i cili po pritet me shumë entuziazëm nga fansat e saj në këtë qytet.
Në tetor ajo përfundon turneun në SHBA, për ta rinisur më pas në nëntor në Amerikën Latine.


