Please enter at least 3 characters.

I mituri kapet duke vjedhur në një lokal për shitjen e armëve në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë.

Rasti ka ndodhur të enjten në Gjilan, në ora 00:07.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që është kapur duke tentuar të kryej vjedhje në një lokal për shitjen e armëve”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/