I mbijetuari i Holokaustit vritet nga bomba ruse në Kharkiv, apartamenti i 96-vjeçarit u shemb
21/03/2022
Një burrë 96-vjeç që i kishte mbijetuar kampit të përqëndrimit të nazistëve, është vrarë nga forcat ruse në Kharkiv.
Boris Romanchenko u vra nga një bombë që goditi bllokun e ndërtesave kolektive ku ai jetonte, ka bërë të ditur fondacioni i memorialit Bunchenwald dhe Mittelbau-Dora, transmeton Telegrafi.
“Njoftojmë se ka vdekur brutalisht Boris Romanchenko, gjatë luftës së përgjakshme në Ukrainë”, thuhet në kumtesë.
“Një bombë gjigante kishte goditur ndërtesën shumëkatëshe brenda të cilës jetonte Borisi. I tërë apartamenti i tij është shembur”, thuhet ndër tjera. /Telegrafi/


