I kërkoi me qetësi të largojë këmbët në mbështetësen e karriges në furgon, ai e talli – turisti britanik grushton burrin nga Lindja e Mesme
Një turist britanik u pa në pamje tronditëse duke sulmuar një burrë nga Lindja e Mesme për shkak se kishte vendosur këmbët zbathur në mbështetësen e kokës, gjatë një turi me furgon në Tajlandë.
Thuhet se britaniku e sulmoi ashpër burrin pasi ai i kishte mbështetur këmbët pranë kokës, ndërsa po udhëtonte rreth ishullit tropikal Phuket më 11 nëntor.
I riu i kërkoi burrit pas tij të ulte këmbët, por thuhet se u prit me të qeshura dhe tallje, duke shkaktuar një sherr brenda furgonit me të cilin po udhëtonin, transmeton Telegrafi.
Pamjet tregojnë turistin britanik duke goditur me grusht ndërsa burri tjetër u kundërpërgjigj me një shqelm zbathur nga brenda automjetit.
Stafi i turit u detyrua më pas të ndërhynte dhe të ndante dyshen përpara se grindja të përshkallëzohej më tej.
Guida turistike tajlandeze Yutthachai Samee, e cila po udhëtonte gjithashtu me furgon, tha: "Problemi filloi kur turisti arab vendosi këmbët në ulësen e një turisti britanik. Ai foli me qetësi, duke thënë se ishte e papërshtatshme, por klienti arab e tallte, qeshi dhe u soll në mënyrë të vrazhdë ndaj tij. Turisti britanik filloi të regjistronte një video dhe u përpoq të shpjegonte përsëri me mirësjellje, por turisti arab e injoroi dhe i goditi telefonin kur furgoni mbërriti në kompani. Klienti britanik më pas u kundërpërgjigj, siç shihet në video”.
Pas incidentit, turisti nga Lindja e Mesme kërkoi të kthehej në hotelin e tij, ndërsa pjesa tjetër e grupit vazhdoi udhëtimin.
Yutthachai e përshkroi turistin britanik si “të sjellshëm dhe të mirësjellshëm”, duke u kërkuar falje të gjithëve “pavarësisht se u provokua i pari”. /Telegrafi/


