Please enter at least 3 characters.

I jepet lamtumira e fundit Aretha Franklinit

2018/08/a1-4.jpg
250:"Aretha Franklin lies in her casket at Charles H. Wright Museum of African American History during a public visitation in Detroit, Tuesday, Aug. 28, 2018. Franklin died Aug. 16, 2018, of pancreatic cancer at the age of 76. (AP Photo/Paul Sancya, Pool)
11:"Paul Sancya

Është përcjellë për në banesën e saj të fundit, mbretëresha e muzikës 'soul', Aretha Franklin.

Muzikantë, politikanë e yje të shumtë janë mbledhur sot (e premte) në Detroit të Shteteve të Bashkuara, për funeralin e artistes tashmë të ndjerë, Aretha Franklin.

Ajo u nda nga jeta këtë muaj në moshën 76-vjeçare, pas vuajtjes nga sëmundja e kancerit.

Funerali i së ndjerës është përcjellë me performanca nga artistët Stevie Wonder, Ariana Grande, Faith Hill dhe Chaka Khan, të cilët kanë kënduar në nderim të saj.

Pjesë e ceremonisë së varrimit, ka qenë edhe ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton, i cili gjithashtu mbajti një fjalim para mijëra të pranishmëve.

Aretha Franklin këndoi për herë të fundit në nëntor të vitit të kaluar, në një gala mbrëmje në New York.

(Foto: Paul Sancya)

E njëjta kujtohet për hitet e saj të pavdekshme, dhe mënyrën e veçantë të të kënduarit në zhanrin "soul". /Telegrafi/