I akuzuari për sulm në Uashington i shtrirë përtokë, pa bluzë, i rrethuar nga agjentë - pamje të reja
Pamjet nga hoteli Washington Hilton tregon personin e akuzuar për të shtëna me armë, të shtrirë përtokë, pa bluzë dhe me pranga, i rrethuar nga agjentë, pas sulmit në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
📽️ Video of Shooting Suspect in custody
Washington Hilton White House Correspondents’ Dinner pic.twitter.com/oyVjN6dTAg (Video: Bill Frischling / CQ Roll Call)
— Faith Defender (@faithdefender) April 26, 2026
Ai është identifikuar si Cole Allen, 31 vjeç, një programer nga Torrance, Kaliforni, i cili kaloi nga dizajnimi i lojërave me qitje, në një të dyshuar për tentim vrasje.
Sipas profilit të tij në LinkedIn dhe të dhënave online, jeta dhe karriera e Allenit ndjekin një rrugë të suksesshme si programer, inxhinier dhe zhvillues lojërash i pavarur.
Raportohet se Allen i dhuroi 25 dollarë Kamala Harris gjatë ciklit zgjedhor të vitit 2024.
Gjatë një konference për shtyp, autoritetet thanë se ai sulmoi një pikë kontrolli të Shërbimit Sekret në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë i armatosur me disa armë.
Më pas, hapi zjarr ndaj një oficeri të Shërbimit Sekret, i cili u dërgua në spital pasi u qëllua me armë zjarri në jelekun e tij.
Agjentët qëlluan edhe Allen, i cili mbeti i lënduar. Ai u dërgua në spital. /Telegrafi/


