Please enter at least 3 characters.

Hyundai po tërheq 239,000 makina "për shkak të rrezikut të shpërthimit të një pjese të rripit të sigurisë"

2022/05/Screenshot_12-16.jpg

Hyundai po tërheq 239,000 makina në SHBA për shkak të problemeve të supozuara me rripat e sigurisë.

Madje, siç është thënë më tej, çështja ka të bëjë edhe me një shpërthim të rripave që mund të lëndojnë pasagjerët e automjetit.

Së paku deri më tani janë raportuar tre të lënduar, dy në SHBA dhe një në Singapor, përcjell Telegrafi.

Në një letër drejtuar prodhuesit korean të automjeteve, rregullatorët e qeverisë kanë thënë se një pajisje “që shtrëngon rripin në përgatitje për një përplasje” mund të shpërthejë pas vendosjes dhe të dërgojnë copëza në të gjithë automjetin.

Tërheqja, e cila zgjeron dhe zëvendëson tri tërheqje të mëparshme, përfshin 2019-2022 Accents, 2021-2023 Elantras dhe 2021-2022 Elantra HEV, ose automjete hibride elektrike. /Telegrafi/