“Hysi do t’ua prish llogaritë shumëkujt”
Hysi të dielën në kryeqytet mundi kampionen në fuqi, Prishtinën me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së katërt të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.
Trajneri i kësaj skuadre, të dielën i ka thënë KosovaPress-it së është i lumtur me fitoren dhe lojën që kanë shfaqur të përzgjedhurit e tij në duel me kryeqytetasit. Ademi nuk ka pritur fitoren kundër Prishtinës, por ai thotë se në këtë takim ka kërkuar paraqitje sa më të mirë nga të përzgjedhurit e tij.
“Nuk kemi përgatitur diçka të veçante për përballjen me Prishtinën. Por sigurisht se kësaj ndeshje i kemi hyre me një seriozitet më të madh, sepse luanim kundër kampiones në fuqi, andaj edhe motivi ynë ka qenë më i madh. Nuk kam pritur fitore nga kjo ndeshje, por kam kërkuar nga skuadra ime seriozitet më të madh gjatë lojës. Jam i kënaqur me lojën që ka treguar skuadra ime, sidomos deri tek rezultati 0-2. Mendoj se ne e kemi merituar këtë fitore”, ka thënë Ademi.
Hysi pas kësaj fitore ka marr “timonin” e tabelës me shtatë pikë të tubuara, një me pak se Prishtina, por sipas Ademit, skuadra nga Merdara nuk ka ambicie për të luftuar për titull të kampionit. Ai u bën me dije skuadrave tjera së Hysi do t’ua prish shumëkujt llogaritë.
“Ne nuk e kemi imperativ titullin e kampionit. Synimi ynë është që të shfaqim ndeshje sa më të mira edhe në ndeshjet e ardhshme, por mund të them se Hysi shumë skuadrave do t’ua prish llogaritë”, tha ai.
Hysi në ndeshjen e ardhshme do të ballafaqohet me Trepçën ’89, një tjetër skuadër që synon titullin e kampionit në këtë sezon të garave. /Kosovapress/Telegrafi/


