Please enter at least 3 characters.

Hysaj: Shqipërisë i duhej kjo fitore

2019/03/ElseidHysajalb-e1553551188872.jpg
226:"LENS, FRANCE - JUNE 11: Elseid Hysaj of Albania in action during the UEFA EURO 2016 Group A match between Albania and Switzerland at Stade Bollaert-Delelis on June 11, 2016 in Lens, France. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Kapiteni i Kombëtares shqiptare është shprehur i kënaqur me fitoren e arritur në udhëtim te Andorra, në ndeshjen kualifikuese për 'Euro 2020'.

Shqipëria fitoi me rezultat 3-0 dhe tash numëron tri pikë në Grupin H, pas dy ndeshjesh të zhvilluara.

Elseid Hysaj (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

"Na duhej shumë kjo fitore, për të ngritur moralin në skuadër, pasi kishim disa ndeshje që luanim mirë, por nuk po gjenim golin dhe rezultatet".

"Lufta për topin e parë, u zhvillua në mënyrë mjaft të mirë, pasi luanim ndaj një kundërshtari që mbrohej shumë dhe për më tepër në një terren të vështirë".

"Mundohem gjithmonë t’i inkurajoj (bashkëlojtarët) duke u thënë që jemi bashkë dhe do t’ia dalim bashkë gjithmonë", citon Top Channel fjalët e Hysajt.