Please enter at least 3 characters.

“Hyp se t’vrava, zbrit se të mbyta”, Gola publikon video: PDK-ja dikur thoshte një gjë, sot një tjetër

Foto: Arkiv

Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka kritikuar PDK-në për ndryshim të qëndrimeve, duke thënë se ajo që ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza më herët nuk përputhet me atë që thotë sot.

Gola ka thënë se pikërisht këtë kontradiktë e kishte përmendur në Kuvend, pas së cilës, sipas tij, ishte përballur me ofendime nga deputetët e PDK-së dhe Aleancës.


Lexoni të plotë postimin e tij, pa ndërhyrje:

Ditën kur deputetet e PDK e AAK-se e shnderruan sallen plenare te Kuvendit ne savane, nuk kam thene asgje me shume se sa qe kam permendur kete kontradikte te PDK-se.

U versulen drejt nesh me etiketat me banale duke na quajtur rrenca e cka mos

Ja ku e keni me ze e figure kontradikten, permendja e te ciles na ekspozoi ndaj gjuetise me britma e ofendime nga me banalet. Prandaj po e perseris: per keta njerez, populli thote “hyp se t’vrava zbrit se t’mbyta”. /Telegrafi/