Please enter at least 3 characters.

Hummels në bisedime me drejtuesit e gjigantit italian

2024/06/GettyImages-2155640937.jpg
351:"LONDON, ENGLAND - JUNE 01: Mats Hummels of Borussia Dortmund applauds the fans, whilst wearing his runners up medal, after Real Madrid defeat Borussia Dortmund during the UEFA Champions League 2023/24 Final match between Borussia Dortmund and Real Madrid CF at Wembley Stadium on June 01, 2024 in London, England. (Photo by Alex Pantling/Getty Images)
12:"Getty Images

Mats Hummels është larguar nga Borussia Dortmund, por ai ka vendosur të mbetet në futbollin evropian.

Qendërmbrojtësi gjerman ka refuzuar shumë oferta nga Superliga e Arabisë, por edhe kampionati amerikan MLS.

Dëshira e lojtarit është të mbetet në Evropë dhe të luaj në nivele të larta dhe ofertat nuk po mungojnë as nga Evropa.

Milani e kërkonte më parë, por kuqezinjtë kanë ndryshuar objektiv dhe nuk janë më të interesuar për transferimin e tij.

Megjithatë Hummels pritet të luaj në Serie A, pasi Roma po shihet tani si skuadra favorite për transferimin e tij me parametra zero.

Sky ka raportuar se Daniele De Rossi i ka dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të Romës për të vazhduar bisedimet me agjentët e lojtarit.

De Rossi e dëshiron një mbrojtës me përvojë dhe Hummels pritet të jetë një nga goditjet e mëdha të Romës, ku do t'i përmirësonte jashtëzakonisht shumë Giallorosët në defensivë. /Telegrafi/