Please enter at least 3 characters.

Humbje shkatërruese të Rusisë në Ukrainë - shifrat më të larta që nga Lufta e Dytë Botërore

Qendra amerikane analitike, Center for Strategic and International Studies (CSIS) ka publikuar vlerësime të reja mbi humbjet në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke nxjerrë në pah shifra që ekspertët i përshkruajnë si “të jashtëzakonshme”.

Sipas raportit, humbjet totale të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të gjerë arrijnë midis 500 mijë dhe 600 mijë persona, duke përfshirë të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur.

Nga këta, 100 mijë deri 140 mijë besohet se janë vrarë në luftime.

Humbjet e Rusisë janë edhe më të mëdha, me deri në 1.2 milion njerëz të prekur, prej të cilëve rreth 325 mijë janë vrarë.

Analistët nënvizojnë se këto shifra përputhen me investigime të gazetarëve dhe grupeve vullnetare që bazohen në të dhëna të hapura.

Megjithatë, numri i të plagosurve është i vështirë për t’u përcaktuar, pasi shumë kthehen në front pas trajtimit dhe disa të dhëna mbeten të fshehura.

Raporti thekson se që nga Lufta e Dytë Botërore, asnjë fuqi e madhe botërore nuk ka pësuar humbje në këtë shkallë në asnjë konflikt. /Telegrafi/