Humbi prindërit dhe u qëllua me armë, historia e trishtë e Megan Thee Stallion
Rep-artisja Megan Thee Stallin është bërë ndër yjet më të komentuar kohëve të fundit.
Por, para se të arrinte kulmin e suksesit me këngën “WAP”, që erdhi në bashkëpunim me Cardi B, ajo ka një histori të trishtueshme, shkruan The Sun.
25-vjeçarja tashmë ka hyrë në listën e artistëve të mëdhenj, duke përfshirë këtu edhe Beyonce, e që deri më tani ka 2.3 milionë të hyra.
Sidoqoftë, më poshtë është njëra nga problemet që ajo është ballafaquar.
Humbja e babait dhe ‘shokut të ngushtë’ në moshën 15 vjeçare
E lindur në Pearland të Texas, reperja nuk kishte edhe një fillim të lehtë të jetës së saj.
Babai i saj, Joe, kishte qenë në burg për kohë të gjatë, ndërsa pasi u rikthye në shtëpi, nuk shkuan shumë vite dhe ai ndërroi jetë.
Edhe muaj më parë gjatë këtij viti, në ditën ndërkombëtare të Baballarëve, reperja kishte bërë një dedikim mjaft të veçantë për të në rrjete sociale.
Humbja e nënës nga lufta me kancerin
Megan thuhet se ka filluar që të shkruaj tekste që në moshën 16 vjeçare.
Ajo ka qenë duke u inspiruar nga nëna e saj, Holly Aleeve Thomas, e cila në moshën e re kishte praktikuar zhanrin hip-hop.
Ndërsa vitin e kaluar, artistja humbi edhe nënë dhe gjyshen, gjë që e bën edhe më të dhimbshme historinë e saj.
Nëna i kishte vdekur pas një lufte me tumor në tru, kurse gjyshja ndërroi jetë disa javë më pas.
U qëllua me armë në të dy këmbët
Më parë gjatë këtij viti, Megan kishte bërë të ditur se ishte qëlluar me armë nga Tory Lanez, pas një debati që kishin.
Dyshja kishin qenë duke u larguar nga një festë, kur incidenti kishte ndodhur, po që nuk e kishte lajmëruar policinë.
Kur organet kompetente kishin mbërritur në vend, ajo kishte thënë se në këmbë ka xhama të thyera.
Kjo, pasi në makinën e tyre gjendeshin edhe armë të tjera, çka shkaktoi frikë te ajo se mund të burgosej. /Telegrafi/


